Martohet presidenti (arbëresh) australian/ Antony Albanese, i pari kryeministër në detyrë që martohet në vend
Arbëreshi në udhëheqje të qeverisë australiane, Anthony Albanese, ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë këtë të shtunën me partneren e tij Jodie Haydon.
Kryeministri 62 vjeçar është i pari që martohet në krye të detyrës në historinë e shtetit.
Çifti zhvilloi ceremoninë në kryeqytet, Canberra, një ditë pas seancës së fundit të vitit parlamentar.
“Jemi absolutisht të kënaqur që ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën tonë të ardhshme së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese në një deklaratë të shkurtër.
Por ky nuk është rekordi i pare i Albanesë, ai u be zyrtarisht kryeministri i pare qe fejohet ne detyre, Shën Valentinit vitin e kaluar. Propozimi i udhëheqësit të Partisë Laburiste dhe pritja e dasmës u zhvilluan në rezidencën e tij zyrtare, The Lodge.
Deri në ditën e madhe, planet e dasmës ishin mbajtur sekret për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë dhe ndërprerjeve të mundshme.
Të pranishëm ishin prindërit e znj. Haydon, si dhe djali i Albanese nga martesa e tij e mëparshme. Disa nga ministrat e kabinetit të Albanese morën pjesë në ceremoni.
Qeni i Albanese, Toto, veproi si mbajtës i unazës ndërsa çifti ecte përsëri drejt altarit me këngën “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder.
Kryeministri ndau gjithashtu një video në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale ku tregohet çifti i lumtur duke ecur drejt altarit.
Albanese, 62 vjeç, dhe znj. Haydon, 47 vjeç, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në kryeqytet.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!