KUPA E BOTËS/ Shifrin-Kolturi, beteja e skive zhvendoset në SHBA
Lara Kolturin e pret një fundjavë intensive në etapat e Kupës së Botës 20025-2026 në ski alpine, me kompeticionin që tashmë është zhvendosur në Shtete e Bashkuara të Amerikës për ndalesën e katërt të sezonit.
Pasi ka shënuar dy medalje argjendi në sllallom në dy daljet e fundit, në Finlandë dhe Austri, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë do të ketë këtë herë impenjim të dyfishtë, pasi më datat 29 dhe 30 nëntor do të garohet në malin Copper, fillimisht në disiplinën e sllallomit gjigant dhe më pas në sllallomin gjigant.
Pista amerikane garanton spektakël, ndërsa Lara Kolturi do të provojë të rivalizojë lideren e Kupës së Botës, Mikeala Shifrin, i cila garon në shtëpinë e saj. Një vit më parë në Cooper, gara ishte zhgënjyese për legjendën amerikane të skive, pasi Shifrin u rrëzua dhe u skualifikua, ndërsa Lara Kolturi e mbylli konkurrimin e saj me një vend të nëntë në sllallomin gjigant dhe me në vend të tetë në sllallom. Kampionia 19- vjeçare kuqezi vjen në këtë sezon me më shumë eksperiencë dhe tashmë do të kërkojë podiumin e radhës.
AXHENDA – Këtë të shtunë zhvillohet gara e sllallomit gjigant, e cila do të nisë në orën 18:00 me zbritjen e parë, ndërsa në orën 21:00 skiatoret do të lëshohen në zbritjen e dytë. Më tej të dielën do të mbahet gara e sllallomit, ku në orën 18:00 do të startojë zbritja e parë, ndërsa në orën 21:00 e dyta. Të dyja garat e fundjavës e kësaj fundjave do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Për sa i përket klasifikimit të përgjithshëm pas katër etapave të para të Kupës së Botës 2025-2026, kryeson Mikeala Shifrin me 250 pikë, ndjekur nga Lara Kolturi me 196 pikë dhe amerikania Paula Moltzan me 175 pikë. Ndonëse vetëm 19 vjeç, Kolturi ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm, duke garuar dhe duke thënë fjalën e saj me të rriturat. Lara regjistron 5 podiume në Kupën e Botës, tre të arritura sezonin e kaluar dhe dy në fillim e këtij edicioni. Bëhet fjalë për 3 medalje argjendi në sllallom, një medalje argjendi e një bronzi në sllallom gjigant.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb