Liga “Gjergj Kastrioti”/ Tri ekipe shqiptare sigurojnë kualifikimin, Vllaznia e Ferizaj garë për “biletën” e fundit
25 Janar 2026
16:45
Telesport
Pas takimeve të raundit të pestë, luajtur të dielën, janë konfirmuar 3 nga 4 ekipet gjysmëfinalistë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj. Turneu mbarëkombëtar i volejbollit gradualisht po i afrohet fundit të fazës së grupeve.
Në Grupin A, Partizani fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut të Kosovës (25-13, 25-20, 22-25, 25-12), duke siguruar vendin e parë në grup. Garë e fortë për vendin e dytë mes Vllaznia e Ferizaj, me kosovarët që fituan 3-0 (25-18, 25-23, 25-20) dhe parakalojnë me 1 pikë shkodranët në renditje.
Në Grupin B, ekipet e Skënderbeut dhe Tiranës kanë siguruar matematikisht kualifikimin. Korcarët mposhtën 3-0 Pejën (27-25, 25-18, 25-12), duke siguruar edhe vendin e parë në grup. Ndërsa bardheblutë u mundën 3-0 nga Drita (25-20, 25-18, 36-34), por Tirana mbetet e dyta dhe e kualifikuar.
Liga Gjergj Kastrioti, Meshkuj-Grupi A (java 5)
Skënderbeu Kos – Partizani, 1-3
Vllaznia – Ferizaj, 0-3
Renditja: Partizani 13 pikë, Ferizaj 9 pikë, Vllaznia 8 pikë, Skënderbeu Kos 0 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti, Meshkuj-Grupi B (java 5)
Drita – Tirana, 3-0
Skënderbeu – Peja, 3-0
Renditja: Skënderbeu 14 pikë, Tirana 10 pikë, Peja 3 pikë, Drita 3 pikë.