Liga “Gjergj Kastrioti“/ Tirana e Pogradeci korrin fitoret e radhës dhe kualifikohen në gjysmëfinale
25 Janar 2026
16:36
Telesport
Janë luajtur të dielën takimet e raundit të pestë dhe të parafundit të Ligës “Gjergj Kastrioti“ në volejboll për femra, turneu mbarëkombëtar mes ekipeve nga Shqipëria e Kosova. Tirana e Pogradeci në Grupin A si dhe Fer Volej e Ferizaj në Grupin B avancojnë më tej.
Në Grupin A, fitore për Tiranën dhe Pogradecin, që sigurojnë matematikisht kualifikimin. Bardheblutë mposhtën 3-1 Dritën (25-17, 25-19, 27-29, 25-21), duke kryesuar grupin me 13 pikë. Një më pak ka Pogradeci, që mposhti 3-0 Fushë Kosovën (25-14, 25-18, 25-16).
Në Grupin B janë eliminuar Skënderbeu e Dinamo, të dyja humbëse në sfidat e radhës. Korcaret u mundën 3-1 nga Ferizaj (25-18, 22-25, 25-21, 25-21), që kryeson grupin. Ndërsa dinamovitet u m undën 3-0 nga Fer Volej (25-16, 25-21, 25-22), gjithashtu e kualifikuar.
Liga Gjergj Kastrioti, Femra-Grupi A (java 5)
Fushë Kosova – Pogradeci, 0-3
Tirana – Drita, 3-1
Renditja: Tirana 13 pikë, Pogradeci 12 pikë, Drita 4 pikë, Fushë Kosova 1 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti, Femra-Grupi B (java 5)
Ferizaj – Skënderbeu, 3-1
Dinamo – Fer Volej, 0-3
Renditja: Fer Volej 15 pikë, Ferizaj 9 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Dinamo 2 pikë.