Tirana, Nuhiu pas ndeshjes: S’kam asnjë vërejtje, ekipi luajti mirë
Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, analizoi humbjen 0-1 ndaj Egnatias.
“Rastet e humbura? Çelësi mendoj se mbetet lojë të tilla, si sot. Mënyra si përformuan djemtë… përballë kishim skuadrën më të mirë në kampionat. Të krijosh aq shumë raste, s’kam asnjë vërejtje për çunat.
Por na duhej edhe fati sportiv. Shfrytëzuam shpejtësinë e lojtarëve tanë, por nuk realizuam. Nëse vazhdojmë në këtë formë në ndeshjet e mbetura, do të dalim nga kjo situatë. Janë të rënduar nga ana psikologjike, por nëse performon në këtë formë, as unë e as lotjarët s’duhet të mërziet.
Patsatsia? Skuadra e Tiranës ka patur gjithmonë futbollist të mëdhenj, është ekipi më i madh nga të gjithë. Por nëse nuk impenjohesh në stërvitje, s’mund të jesh pjesë e skuadrës.
Kishim përgatitur që lojtari i qendrës të jetë i vetmi. Kështu të kapnim topin dhe ta zinim skuadrën në kundërsulm.
E dinë lojtarët që përfaqësojnë një nga fanellat më të rëndësishme? S’mund të them kështu për këtë ndeshje, po përmirësohet ekipi. Nëse vazhdojmë kështu, futbollistët do të kthehen. Ne si staf mundohemi t’u themi se cilën fanellë e mbartin. Të jemi më të qetë për të shënuar.
1 pikë që kur keni ardhur? S’e kisha menduar kaq të vështirë. Futbolli do kohën e vet. Ajo e cila më jep shpresë, është loja sot, mënyra si luftuan djemtë. Nëse vazhdojmë në këtë formë nuk ka mundësi të mos shpërblehesh. Edhe Zoti na jep atë që na takon”, tha Nuhiu.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb