Kremlini: Ukraina të negociojë tani ose rrezikon më shumë territor
schedule15:02 – 21 Nëntor, 2025
Kremlini ka thënë se Ukraina duhet të futet në negociatat që çojnë në fundin e luftës tani ose do të përballet me mundësinë e humbjes së më shumë territori.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se hapësira për vendimmarrje po ngushtohet, teksa ka përmendur se ushtria ruse po vazhdon ofensivën.
“Puna efektive e forcave të armatosura ruse duhet ta bindë Zelenskyn: është më mirë të negociohet dhe të bëhet tani sesa më vonë”, ka thënë Peskov.
Ai ka pretenduar se Moska nuk e ka pranuar ende zyrtarisht planin e SHBA-së, raportoi Guardian.
Washingtoni dhe Moska kanë punuar bashkë për draftin dhe ai i ofron kushte më të favorshme Rusisë, teksa i kërkon Ukrainës që të lëshojë territore, të shmangë anëtarësimin në NATO dhe të tjera.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
