Balluku, qeveria dërgon në Kushtetuese ankimimin për pezullimin e zv.kryeministres
schedule14:09 – 21 Nëntor, 2025
Pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.
Padia kërkon shpalljen antikushtetuese të vendimit të Gjykatës së Posacme dhe të SPAK, si një ndërhyrje direkte në pushtetin ekzekutiv.
Padia është bërë në emër të qeverisë, dhe jo personale të zëvendëskryeminsitres, çka krijon një precedent në raportet mes pushteteve në Republikën e Shqipërisë.
Sipas kreut të qeverisë, ky vendim do të respektojë pavarësinë e drejtësisë, por do të tentojë të ruajë dhe pavarësinë e ekzekutivit që sic tha ai, u cënua rëndë nga një vendim i një gjykatësi dhe një prokurori. GJKKO ka vendosur dy masa sigurie për Belinda Ballukun, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!