Eliminohet kampionia në fuqi e Australian Open, avancojnë Swiatek e Pegula, ja çiftet çerekfinaliste
26 Janar 2026
11:16
Telesport
Janë mbyllur ndeshjet e raundit të katërt të grand slam-it të Australian Open për femra, duke përcaktuar edhe tenistet që avancojnë në fazën çerekfinale.
Jessica Pegula fitoi 2-0 derbin amerikan me Madison Keys (6-3, 6-4), duke eliminuar kampionen në fuqi. Në çerekfinale shkon edhe tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, që mundi 2-0 (7-6, 6-4) kinezen Niyyu Wang.
Nuk ka surpriza edhe në dy ndeshjet e tjera të luajtura sot. Kështu, polakja Iga Swiatek mundi 2-0 (6-0, 6-3) australianen Maddison Inglis. Në çerekfinale shkon edhe kazakja Elena Rybakina, që mundi 2-0 96-1, 6-3) belgen Elise Mertens.
Çerekfinalet-Femra
A.Sabalenka – I.Jovic
C.Gauff – E.Svitolina
J.Pegula – A.Anisimova
E.Rybakina – I.Switek