‘Plani i Rritjes’, Kosova humb 10 për qind të fondeve/ Rafuna: Shkak, situata politike prej disa muajsh
schedule17:21 – 21 Nëntor, 2025
Kosova ka humbur tashmë zyrtarisht 10 % të fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian dhe këtë komisionerja e zgjerimit Marta Kos ja tha në sy Albin Kurtit gjatë samitit në Tiranë. Shkak për këtë humbje të papërgjegjshme të parave është bërë mosformimi i instutucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna tha për ‘Ballkan Update’ se Prishtina është në rrezik për të humbur të ardhurat e BE. Rafuna shtoi më tej se Plani i rritjes duhet t’i bashkangjitej buxhetit, por kolapsi në formimin e qeverisë solli efekt negativ edhe në këtë aspekt.
“Shqipëria ka ecur shumë përpara dhe është e dhimbshme kjo që po ndodh me Kosovën. Vendet që kanë përfituar nga Plani i Rritjes kanë ecur përpara. Prishtina është në rrezik për të humbur të ardhurat e BE. Kjo ka ardhur për shkak të situatës politike, Kosova ka qenë një ndër vendet e para që është aprovuar për implementimin e Planit të Rritjes.
Mirëpo ka ngecur për shkak të politikave dhe qeverisë që nuk ka arritur të bind ndonjë parti të votojë për planin e rritjes. Për shkak të paaftësisë së shumicës, problemi te ne ka qenë se janë mbajtur me dhjetëra seanca për të zgjedhur kreun e ri të Kuvendit. Planit të Rritjes duhet t’i bashkangjitej dhe Buxheti. Më së shumti prej kësaj pësojnë qytetarët në kuadrin e rritjes së standartit.”
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
