Dy italianë në çerekfinalet e Australian Open, Djokovic kualifikohet pa luajtur, ja përballjet e radhës
26 Janar 2026
13:30
Telesport
Janë përcaktuar tenistët çerekfinalistë të grand slam-it të Australian Open, teksa sot në Melburn janë luajtur ndeshjet e fundit të raundit të katërt.
Kampioni në fuqi, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 (67-1, 6-3, 7-6) ndaj patriotit të tij Luciano Darderi. Përballë numrit 2 në botë do të jetë amerikani ben Shelton, që mundio 3-1 me përmbysje Casper Ruud (3-6, 6-4, 6-3, 6-4).
Në çerekfinale shkon edhe serbi Novak Djokovic, që u kualifikuar pa luajtur, pasi rivali i tij Jakun Mensik u tërhoq nga gara. Djokovic do të luajë në çerekfinale me italianin Lorenzo Musetti, që eliminoi amerikanin Taylor Fritz, pas fitores 3-0 (6-0, 7-5, 6-4).
Çerekfinale-Meshkuj
C.Alcaraz – A.de Minaur
A.Zverev – L.Tien
L.Musetti – N.Djokovic
J.Sinner – B.Shelton