“Asnjë parashikim deri në mes të sezonit, Verstappen është i vetëdijshëm për këtë”
27 Janar 2026
9:50
Telesport
Sezoni 2026 i Formula 1 do të jetë viti i risive të mëdha, me makina e rregulla të reja. Për Red Bull ky është viti i vendimit të guximshëm për të ndërtuar motorin e vet, brenda kompanisë, duke shfrytëzuar sinergjinë me Ford, duke sfiduar prodhuesit që kanë prodhuar motorë për dekada të tëra.
Në një intervistë me gazetën holandeze “De Telegraaf”, drejtori i ekipit Laurent Mekies shpjegoi: “Do të duhet të zbusim pritshmërinë për pjesën e parë të sezonit, duke u siguruar që shasia dhe motori të funksionojnë. Pas kësaj, do të bëjmë përparim, ose të paktën shpresoj kështu, siç ka ndodhur edhe vitet e kaluara.”
Mekies theksoi se si Max Verstappen është i vetëdijshëm për situatën dhe është i përfshirë në project. “Muajt e parë do të jenë të vështirë, do të kemi netë pa gjumë dhe ndoshta ndonjëherë do të kemi vështirësi për të nxjerrë makinën nga garazhi. Por ne besojmë se kemi strukturën e duhur për të gjetur rrugën drejt suksesit”, tha Mekies.
“Të mendosh se mund të arrijmë menjëherë nivelin më të lartë do të ishte naive dhe budallallëk. Max e kupton këtë në mënyrë të përsosur. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi ambicien për t’u bërë numri 1. Max është i përfshirë në çdo diskutim, çdo analizë dhe në zgjedhjen e rreziqeve“, tha shefi i Red Bull.
“Me Max ne kemi një avantazh të trefishtë. Së pari, niveli i tij i përfshirjes në project. Pastaj është ndjeshmëria e tij pas timonit dhe aftësia e tij për të menaxhuar gjithçka. Dhe, së fundmi, mënyra e tij për ta shtyrë ekipin në drejtimin e duhur“, tha Mekies.