Kahlo, artistja e rekordeve/ Autoportreti i saj shitet për 54 milionë dollarë
Një autoportret tronditës i vitit 1940 nga artistja e famshme meksikane Frida Kahlo eshtë shitur këtë enjte për vlerën e 54.7 milionë dollarëe, duke u bërë vepra kështu vepra më e shtrenjtë e një artisteje grua e shitur ndonjëherë në ankand. Piktura e titulluar “El sueño (La cama) ku Kahlo paraqitet në gjumë mbi një shtrat, theu rekordin e mbajtur prej vitit 2014 nga vepra e Georgia O’Keeffe “Jimson Weed/White Flower No. 1”, e cila ishte shitur për 44.4 milionë dollarë.
Shitja e realizuar në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në New York vendosi gjithashtu një rekord të ri për vetë Kahlo-n dhe për artin latino-amerikan në ankand. Vepra e saj “Diego and I” e vitit 1949 ishte shitur për 34.9 milionë dollarë në vitin 2021, por shumë prej punimeve të saj mendohet të jenë shitur edhe më shtrenjtë në marrëveshje private.
Autoportreti i vitit 1940 është një nga pak punimet e Kahlo-s që vazhdojnë të jenë në duar private jashtë Meksikës, vend që e ka shpallur gjithë krijimtarinë e artistes “monument artistik”. Puna e saj brenda Meksikës nuk mund të shitet jashtë vendit apo të shkatërrohet. Vepra e shitur i përkiste një koleksioni privat dhe, për shkak të statusit të saj ligjor, ishte e lejuar qe te shitej ne tregun nderkombetar.
Menjehere pas ankandit disa historian arti shprehen shqetesimin e tyre mbi kete shitje, ndersa te tjere frikesohetn se piktura e ekspozuar publikisht per here te fundit ne fund te viteve 1990 mund te zhduket serisht nga skena publike. Piktura tashmë është kërkuar për ekspozita të ardhshme në Nju Jork, Londër dhe Bruksel. Identiteti i blerësit nuk është zbuluar.
Piktura paraqet Kahlo-n duke fjetur në një shtrat prej druri me stil kolonial, i cili duket sikur fluturon mes reve. Ajo është e mbuluar me një batanije të artë dhe e mbërthyer nga hardhi dhe gjethe. Mbi shtrat qëndron një figurë skeleti e mbështjellë me dinamit.
Jeta e Kahlo-s, e shënuar nga një aksident i rëndë autobusi në moshën 18-vjeçare, ndikoi thellë në krijimtarinë e saj. E detyruar të kalonte vite të tëra në shtrat dhe pas dhjetëra ndërhyrjesh kirurgjikale, ajo e shihte shtratin si një hapësirë mes realitetit dhe botës shpirtërore. Ajo vdiq në vitin 1954, në moshën 47 vjeçare.
Para ankandit, mbesa e saj e madhe, Mara Romeo Kahlo, vlerësoi rëndësinë e shitjes.
“Jam shumë krenare që ajo është një nga gratë më të çmuara në botën e artit. Vërtet, cila grua ose cila qenie njerëzore nuk identifikohet me Frida-n? Besoj se secili mban një pjesë të saj në zemër,” tha ajo.
Piktura ishte pjesa qendrore e një ankandi me mbi 100 vepra surrealiste nga artistë dhe piktore me fame nderkombetare.
Edhe pse shpesh përfshihej në rrymën surrealiste, Kahlo e refuzonte këtë etiketim. “Nuk kam pikturuar kurrë ëndrra,” kishte thënë ajo. “Kam pikturuar realitetin tim.”
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!