Përcaktohen gjysmëfinalistët e parë të Australian Open: Kualifikohen Alcaraz e Sabalenka, eliminohet Gauff
27 Janar 2026
13:01
Telesport
Janë luajtur sot ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it të Australian Open, duke përcaktuar edhe tenistët e parë që avancojnë në gjysmëfinale.
Te meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz, numri 1 në botë, mposhti 3-0 (7-5, 6-2, 6-1) australianin Alex de Minaur. Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej dominoi Alcaraz.
Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë gjermani Alexander Zverev, numri 3 në botë. Ai mposhti 3-1 (6-3, 6-7, 6-1, 7-6) amerikanin Learner Tien, në një përballje në përgjithësi të dominuar nga gjermani.
Te femrat, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, mundi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-0) amerikanen Iva Jovic. Kjo e fundit ishte surpriza e këtij turneu, por përballë numrit 1 në botë u dorëzua pa kushte.
Në gjysmëfinale shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina. Në çerekfinale ajo befasoi me lojën e saj, duke mundur amerikanen tjetër Coco Gauff me shifrat 2-0 (6-1, 6-2), në një ndeshje pa histori.