Ishin nisur drejt Lionit, tifozët e skuadrës së PAOK-ut përfshihen në aksident. 6 të vdekur, 3 të plagosur
Gjashtë persona humbën jetën në një aksident trafiku në Qarkun Timiş të Rumanisë. Raportohet se tre të tjerë u plagosën dhe janë shtruar në spital në gjendje kritike, ndërsa gjendja e njërit konsiderohet serioze.
Mediat e huaja raportojnë se viktimat janë tifozë të PAOK-ut, skuadër futbolli greke, të cilët po udhëtonin drejt Francës.
Kujtojmë se pas dy ditësh kjo skuadër do të përballej me ekipin e Lionit.
© BalkanWeb