Dosja e 21 janarit, Artan Hoxha: Rama ka informacione më shumë se Berisha, mund të thirret nga SPAK
Gazetari, Artan Hoxha, në një intervistë në emisionin Kjo Javë, theksoi se kryeministri Edi Rama ka më shumë informacione se Sali Berisha në lidhje me kronologjinë e demonstratës së 21 janarit.
“Me dëshminë që kam bërë vetë unë kam sqaruar pse duhet të thirret Presidenti, Kryeministri dhe kreu i opozitës. Ky i fundit ka pasur informacione përgjatë protestës dhe mbas protestës sepse ka mbledhur informacion për shkak se iu faturua atij protesta.
Dhe më tej disa nga pjesëtarët kryesore u bënë pjesë e maxhorancës që është sot. Dhe kryeministri i mori ata mbasi u mori informacionin, sepse ai ka informacion mbi zhvillimet se çfarë ndodhi atë ditë.
Mendoj se SPAK-u për herë të parë ka mundësi reale për ta thirrur Ramën qoftë si dëshmitar. Strasburgu ka vënë kollona se si do të bëhet hetimi. Hetimi do të jetë gjithëpërfshirës. Edhe pse ngjarja kryesore e hetimit janë vrasjet”, tha Hoxha.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb