Pasojat e motit të keq/ Ministri Vengu në Sarandë: Rreziku ende s’ka kaluar, kemi evakuuar 25 familje
schedule21:33 – 21 Nëntor, 2025
SARANDË- Rreziku nga reshjet e shumta të shiut dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar.
Kështu deklaroi nga Saranda ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile për bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol së bashku me nënprefektin Kristaq Kiço.
Ministri Vengu theksoi se janë evakuuar 25 familje në Sarandë dhe po punohet për akomodimin e tyre.
“Ka pasur një sërë ndërhyrjesh. Nuk kemi jetë njerëzish që janë dëmtuar apo nuk kemi persona në kërkim në zonë dhe kjo është realisht pozitive, sepse siç e thashë dhe kemi pasur një vërshim masiv të ujërave që ka prodhuar efekte në mbi 500 hektarë në zonën e Sarandës, Finiqit dhe Delvinës.
Kemi 25 familje të evakuuar në Sarandë, të cilat do akomodohen. Në mbarë vendin ka pasur rrëshqitej dherash, rrëshqitje rrugësh, infrastrukturash apo urash, e njëjta gjë ka ndodhur në Finiq dhe në Delvinë”, tha ministri Vengu./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

