Më shumë fonde për bujqësinë/ Kreu i Këshillit të Agrobiznesit: Sektori mbetet jetik, duhet modernizuar
TIRANË- Buxheti i vitit 2026 parashikon rritje të fondeve për sektorin e bujqësisë, me rreth 16.5 miliardë lekë të vëna në dispozicion për zhvillimin e këtij sektori, i cili pavarësisht sfidave mbetet jetik për ekonominë e vendit.
Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, i ftuar në “Sheshi i Dollarit”, u shpreh se mbështetja financiare për bujqësinë është rritur vit pas viti, por sërish mbetet e pamjaftueshme krahasuar me nevojat reale dhe me vendet e rajonit.
Ai thekson se Shqipëria duhet të rrisë konkurrencën me vendet e rajonit.
Më tej, Rrapaj theksoi se bujqësia duhet trajtuar si një sektor jetik dhe strategjik, duke shtuar se objektivi kryesor mbetet arritja e 1 miliard eurove eksporte.
Ai nënvizoi se zhvillimi i mëtejshëm kërkon nxitjen e kooperimit mes fermerëve, forma të reja organizimi, si dhe orientimin e të rinjve drejt bujqësisë.
“Po ashtu, ai bëri thirrje për më shumë investime në mekanizim, inovacion, digjitalizim, si dhe rritjen e efektivitetit në disbursimin e fondeve dhe granteve, të cilat janë kyçe për modernizimin e sektorit.
Buxheti për bujqësinë është rritur nga viti në vit. Buxheti është i pamjaftueshëm duke pasur parasysh shkallën e disbursimit që kemi. Rajoni në totalin e shpenzimeve për bujqësisë, ndan një përqindje prej 3.5 % të buxhetit, kurse ne shkojmë pak më shumë se 1 %.
Kemi të bëjmë me një sektor, që është një sektor jetik. Jemi të detyruar që këtë biznes ta shikojmë nga pikëpamja jetike. Buxheti duhet të rritet për të qenë konkurrent me rajonin. Synimi mbetet arritja e një miliardë euro eksporte. Duhet të përqendrohemi te kooperimi.
Duhet parë si grupi, me disa forma të reja të organizimit. Duhet masa nxitëse për të orientuar të rinjtë në bujqësi. Duhet mekanizimi, inovacioni dhe digjitalizimit. Duhet financimi dhe disbursimi i fondeve grant”, tha ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

