Zhgënjejnë Boston, Lakers e Miami, fitore jashtë fushe për Spurs, Warriors dhe Orlando
29 Janar 2026
8:11
Telesport
Ekipi i Lakers u mund thellë 129-99 në fushën e Cleveland. Për skuadrën vendase, 52 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, ndërkohë që Donovan Mitchell me 25 pikë ishte më i miri. Fitore në sekondat e fundit për Indiana, që mundi 113-110 Chicago (Siakam 20 pikë).
Surprizon Atlanta, që fitoi 117-106 në fushën e Boston. Të gjithë titullarët e skuadrës mike realizuan mbi 13 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Golden State, ku 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më i miri ishte Stephen Curry me 27 pikë.
San Antonio po kalon një moment të mirë, duke fituar sot 111-99 në fushën e Houston. Ëembanyama realizoi 28 pikë e 16 rebound për miqtë. Zhgënjen edhe Miami, që u mund 133-124 nga Orlando, sfidë ku u dallua Paolo Banchero me 31 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Lakers, 129-99
Indiana – Chicago, 113-110
Boston – Atlanta, 106-117
Miami – Orlando, 124-133
Toronto – New York, 92-119
Memphis – Charlotte, 97-112
Dallas – Minnesota, 105-118
Utah Jazz – Golden State, 124-140
Houston – San Antonio, 99-111