Juventus ka një “dhuratë” të madhe për Spalletti-n, sulmuesi i njohur kërkon të rikthehet te bardhezinjtë
29 Janar 2026
19:22
Telesport
Duke qenë se Luciano Spalletti ka kërkuar me patjetër një sulmues për pjesën tjetër të sezonit, drejtuesit e Juventusit janë gati t’i plotësojnë dëshirën.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Randal Kolo Muani është drejt rikthimit te bardhezinjtë. Francezi i huazuar në verë nga PSG te Tottenham ka rezultuar një zhgënjim i madh për londinezët, të cilët kanë vendosur të ndërpresin huazimin e tij.
Duke qenë se te PSG nuk ka absolutisht shanse të luajë, sulmuesi francez ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Torino, aty ku ishte i huazuar gjysmën e sezonit të kaluar dhe shënoi 8 gola në 16 ndeshje në Serie A.
Tani mbetet të arrihet marrëveshja mes klubeve, pasi vetë lojtari është “ok” të rikthehet te Juventus. Këto ditë pritet të ketë negociata të gjata mes palëve.