Mesazhi i fortë i Raportuesit të PE nga Tirana: Ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara, ‘Jo’ koktejeve të molotovit, luftoni me argumente!
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, z. Andreas Schieder (S&D, Austri) ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare.
“Si politikan ti ke mendimin tënd personal, politik, vlerësimin dhe idetë e tua. Por duhet të përmbushësh deh rolin institucional. S’po qëndron këtu me idetë e mia, por qëndroj si relator apo raportues në parlamentin Europian, Këtu nuk është çështja për mendimin tim personal, por më gjerë. Ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara. Mos të dramatizuar gjithçka, mos të filloohet me koktejt molotovi, etj, por të luftohet fortë me argumente të forta në skenën politike, aty ku duhet. Kjo vlen për qeverinë dhe opozitën. Mbi 90% e qytetarëve shqiptare duan integrimin në BE. Kjo është gjëja më e mirë që mund t’i tregojë Shqipria Eurpës.”, tha ai.
© BalkanWeb