SPAK kërkon të arrestojë Ballukun/ Raportuesi për Shqipërinë në PE: Drejtësia të bëjë punën e saj. Lufta kundër korrupsionit duhet fuqizuar
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, z. Andreas Schieder (S&D, Austri) ka komentuar çështjen “Balluku”, çështje e ditës për politikën dhe për sistemin e drejtësisë.
Teksa u pyet nga gazetarët në Tiranë mbi faktin nëse do të raportohet shtyrja e procedurave për mandatin e Ballukut, ai tha se PE nuk komenton çështjet juridike dhe ato ligjore.
“Kur vjen në Shqipëri lexon shtypin por dëgjon dhe aktorë të ndryshe. Duhet të them se PE nuk komenton cështje juridike apo ligjore, por institucionet duhet të kryejnë punën e tyre. SPAK duhet të bëjnë punën e tyre me gjetjen dhe tyre dhe gjithçka që mendojnë se është e nevojshme dhe ne kemi thënë që të gjitha institucionet të mbështesin punën e SPAK. Sa për Kuvendin e Shqipërisë jam i sigurt që do të bëhen diskutimet e duhura dhe do të merren vendimet e duhura në bazë të kushtetutës.”, tha ai, duke shtuar: “Ajo më pas çohet në seancë plenare. Kjo është e njëjta gjë dhe për parlamentin austriak ku kam shpërblyer për një kohë të gjatë. Jemi marrë me çështje të tilla,. Në disa raste mund të merren vendime shpejt, në disa raste të tjera duhet të shihet dosja me vëmendje. Mësova se ka një afat kohor që nuk ka përfunduar, dhe nuk është momenti për të bërë komente. Na kanë siguruar të gjithë aktorët në parlament se janë të përgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre.
© BalkanWeb