Gyokeres synon një fanellë titullari tek Arsenal: Ndaj Leeds për fitore, dua të shfrytëzoj shanset e mia
30 Janar 2026
9:58
Telesport
Sulmuesi Viktor Gyokeres tha se është gati të rikthehet si titullar për Arsenal, duke sakrifikuar që të luajë fort mes mbrojtjes së Leeds të shtunën në mbrëmje. “Topçinjtë” synojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes me United një javë më parë në fushën e tyre.
Skuadra e Mikel Arteta nuk ka arritur të fitojë asnjë nga tre ndeshjet e fundit në Premier League, por ata mbeten katër pikë larg Manchester City dhe Aston Villa. Suedezi do të udhëtojë për në Leeds pas golit të shënuar në Champions në mesjavë.
“Pres me padurim çdo ndeshje. Do të jetë një ndeshje e vështirë jashtë fushe, por sigurisht shpresojmë të luajmë mirë dhe të marrim të tre pikët. Thjesht përpiqem të bëj më të mirën time dhe të shfrytëzoj shanset e mia”, tha Gyokeres.
Më tej, sulmuesi suedez komentoi: “Kemi bërë shumë mirë deri më tani, por duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë dhe të përpiqemi të jemi të pranishëm, të punojmë shumë dhe tani mezi presim ndeshjen e së shtunës.”
“Thjesht përpiqem të bëj më të mirën time dhe të shfrytëzoj rastet e mia. Është e rëndësishme të rikthehemi te fitorja”, tha Gyokeres.