Alcaraz siguron për herë të parë finalen e Australian Open pas 5 orësh e 27 minuta lojë
30 Janar 2026
10:22
Telesport
Për herë të parë në karrierën e tij, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është kualifikuar për në finalen e Australian Open. Në gjysmëfinale, ai mundi 3-2 gjermanin Alexander Zverev (6-4, 7-6, 6-7, 6-7, 7-5).
Një ndeshje maratonë, që zgjati 5 orë e 27 minuta, një nga tri ndeshjet më të gjata në historinë e këtij turneu. Alcaraz, numri 1 në botë, vuajti shumë për të eliminuar rivalin gjerman, numrin 3 në botë.
Edhe pse spanjolli fitoi dy setet e para, Zverev nuk dorëzohet dhe rikuperon duke fituar dy setet e tjera. Magje gjermani ka shansin të fitojë ndeshjen, teksa ka edhe shërbimin, por gabon.
Alcaraz arrin të rikuperojë dhe fitojë tri “game” radhazi (nga 4-5 në 7-5 në setin final), duke festuar këtë kualifikim epik. Në finale do të luajë me fituesin që do të dalë nga sfida gjysmëfinale mes Jannik Sinner dhe Novak Djokovic.