Leclerc optimist: Testet e deritanishme produktive, ka ende punë por jemi në rrugën e duhur
30 Janar 2026
11:42
Telesport
Ditët e para të testeve private që makinat e Formula 1 kanë kryer në pistën e Barcelonës kanë qenë mjaft produktive për Ferrari. “Kokëkuqja” ka xhiruar sin ë pistë të lagur ashtu dhe të thatë, duke grumbullonin kilometra.
Në përgjithësi, makina e kuqe përfundoi 174 xhiro të enjten në Barcelonë, duke tejkaluar madje edhe Mercedesin në këtë statistikë. Ky është një fillim i mirë për provat e fundit dhe, mbi të gjitha, për testet e mesit të shkurtit në Bahrein, të cilat ka të ngjarë të ofrojnë një renditje të parë realiste.
“Ishte pozitive të kishim një ditë të plotë në kushte normale“, komentoi Charles Leclerc. Më tej, monegasku shtoi: “Me këto rregullore, gjithçka është e re, kështu që ka shumë për të mësuar dhe zbuluar, dhe mënyra se si e drejtojmë makinën është mjaft e ndryshme nga ajo me të cilën jemi mësuar vitet e fundit”.
“Është një sfidë e vërtetë, por edhe një mundësi për t’iu qasur gjërave ndryshe. Po ndihem gjithnjë e më rehat në makinë edhe pse menaxhimi i sistemeve të reja, veçanërisht me kontributin në rritje të komponentëve elektrikë të njësisë së fuqisë, është sfidues”, tha Leclerc.
“Në këtë fazë, nuk po shohim performancën, por më tepër po plotësojmë listën tonë të kontrollit dhe po e kuptojmë makinën sa më plotësisht të jetë e mundur. Ka ende shumë për të bërë, por jemi në rrugën e duhur me programin tonë dhe kjo është inkurajuese ndërsa shikojmë përpara për testin e radhës në Bahrein“, përfundoi Leclerc.