I moshuari largohet nga shtëpia në drejtim të paditur, familja jep alarmin në “Me zemër të hapur”: Na ndihmoni ta gjejmë!
Familjarët e Myzafer Cilit, një të moshuari nga fshati Barbullinjë, Lushnjë, i janë drejtuar sot emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij.
Sipas familjarëve, i moshuari nuk është i aftë mendërisht, ndaj situata konsiderohet tepër shqetësuese dhe kërkon reagim të menjëhershëm. Ai është parë për herë të fundit rreth orës 10:00 dje paradite në zonën Fier-Shegan, ndërsa rreth orës 14:45 dyshohet se është parë edhe në fshatin Poshnjë. Që atëherë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Familjarët shprehin shqetësim për sigurinë e tij, duke theksuar rrezikun nga reshjet dhe temperatura e ulët gjatë natës. Në momentin e largimit nga banesa, Myzafer Cili mbante xhaketë kafe dhe kapele.
“Dje u pa në Fiershegan. Dje në mëngjes u largua nga banesa. Rreth orës 07:00. Më pas në Poshnjë u pa në 3 pa çerek, e vërtetuam dhe me kamera sigurie. E ka dhe kartën e identitetit me vete. Para mund të ketë pasur ndonjë gjë të vogël. Na njoftoi një kushërirë dhe në mori në telefon; çne xhaxhai që ka dalë në rrugë në këtë zonë. Por nuk e mori në makinë. Ka menduar që mos ka dalë vetë. Kemi bërë kallëzim në Lushnjë dhe në Urë Vajgurore (Dimal). Jemi të gjithë në terren që e kërkojmë. Xhaxhai para 2 vitesh ka humbur të birin dhe aty e mori goditjen ai. Një natë më parë xhaxhai nuk ka qenë i qetë, pasi lëvizte në shtëpi.”, tha nipi i të moshuarit.
Për të gjithë ata që duan të japin ndihmë, më poshtë numri i familjes së të moshuarit:
+355 69 467 7291
© BalkanWeb