Kurti: Padyshim që kemi komunikim me Vjosa Osmanin, zgjedhja e presidentit është hapi i katërt!
Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një komunikim për mediat ka folur edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Sa i përket takimeve me presidenten aktuale Vjosa Osmani, Kurti ka thënë se është në kontakt me të dhe se është takuar, po nga ana tjetër nënvizon se zgjedhja e të parit të shtetit është hapi i katërt, pasi fillimisht duhet themelohet Kuvendi, të zgjidhen nënkryetarët dhe të bëhet qeveria e re.
“Sa i përket takimit me presidenten, padyshim që jemi në komunikim edhe jemi takuar, por ta keni parasysh që ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultateve, kemi nevojë për tre hapa paraprak, konstiuimin e Kuvendit, kryetarit e pesë nënkryetarëve, pastaj është formimi i Qeverisë dhe duhet të fillojmë menjëherë me marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.
© BalkanWeb