Shpërthim dhe zjarr në një anije tregtare në Portin e San Pedros, shpëtojnë anëtarët e ekuipazhit
Një zjarr i fuqishëm i shoqëruar me një shpërthim goditi një anije tregtare në Portin e San Pedros mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe nxjerrjen jashtë funksionit të disa vinçave portualë. Autoritetet konfirmuan se të 23 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt nga bordi, pa u raportuar të lënduar.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD), evakuimi i plotë u përfundua rreth orës 8:27 të mbrëmjes së së premtes (ora lokale). Për shkak të pranisë së materialeve të rrezikshme në disa doke, zjarrfikësit punuan me veshje të specializuara mbrojtëse dhe respiratorë.
Më shumë se 100 zjarrfikës u angazhuan në operacionin e shuarjes së flakëve, ndërsa Roja Bregdetare asistoi në evakuimin e ekuipazhit dhe në sigurimin e zonës ujore.
“Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje me më shumë se 100 zjarrfikës që po punojnë për të shuar zjarrin, ndërsa Roja Bregdetare po ndihmon në evakuimin e sigurt të ekuipazhit,” deklaroi kryetarja e Los Angeles, Karen Bass, në një postim në platformën X. Shkaqet e zjarrit dhe shkalla e dëmeve materiale mbeten ende nën hetim nga autoritetet portuale dhe zjarrfikësit.
A large explosion and resulting fire has occurred onboard the Panamanian-flagged bulk cargo vessel, One Henry Hudson, currently docked at the Port of Los Angeles after arriving recently from Tokyo, with several crewmembers missing as hundreds of firefighters and fireboats from… pic.twitter.com/8endPPFGr1
— OSINTdefender (@sentdefender) November 22, 2025
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb