Mbesa e Elhaida Danit rrëmben zemrën e jurisë dhe publikut në “X Factor”
Në skenën e ndriçuar të “X Factor Kids” në TV Klan, mbrëmja mori një kthesë të papritur sapo Eden, një vajzë e vogël me sy që shkëlqenin nga emocionet, pushtoi skenën. Askush nuk e priste që pas buzëqeshjes së saj të thjeshtë të fshihej një zë kaq i fuqishëm, deri në momentin kur nota e parë shpërtheu në sallë dhe publiku mbeti pa frymë. Juria, e befasuar, u përfshi menjëherë nga magjia e performancës, ndërsa duartrokitjet nisën të rriteshin valë pas vale.
Por surpriza më e madhe erdhi kur Oriola Marashi kapi një element që të tjerëve u kishte shpëtuar. Pas një serie komplimentesh dhe admirimi nga juria, nga Fifi, e cila nuk i fshehu emocionet, te Bojken Lako që vlerësoi kapacitetin vokal të jashtëzakonshëm, pyetja që ndezi kureshtjen e të gjithëve ishte një: Ky timbër, ky mbiemër… çfarë e keni Elhaida Danin?
Dhe përgjigjja e Edenit, e thënë me një thjeshtësi që vetëm fëmijët dinë ta kenë, surprizoi sallën: Hallë!
Fifi: Ça qenke ti moj vajzë. Nga të vjen ky zë?! O Zot!
Oriola Marashi: Uauu fantastike, do thoja një nga performancat më të mira që kam dëgjuar deri tani. Të përgëzoj sepse është një këngë e vështirë dhe ti e solle me një profesionalizëm të vërtetë. Suksese dhe patjetër që për mua është një “PO”.
Pirro Çako: Edhe për mua ishte një perfomancë shumë e mirë!
Fifi: Më ke emocionuar pafund!
Bojken Lako: Eden bravo! Të përgëzoj shumë, është dukshëm që ke një kapacitet shumë të mirë nga ana vocal-e. Nuk kam çfarë të them! Po të jap një këshillë, ky kapaciteti i madh që ke, duhet kursyer.
Oriola Marashi: Në fakt ajo që më bëri përshtypje mua ishte mbiemri “Dani”, edhe timbri i zërit më duket shumë i dëgjuar! Çfarë e keni Elhaida Danin?
Eden: Hallë!
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb