Fenerbahce merr kreun e Euroleague, humbasin Barcelona e Real Madrid, triumfojnë italianët
31 Janar 2026
9:07
Telesport
Janë luajtur takimet e raundit të 25-të të sezonit të rregullt të Euroleague. Skuadra turke e Fenerbahce është ngjitur për herë të parë këtë sezon në krye të renditjes pas fitores 75-62 në derbi ndaj Anadolu Efes.
Një javë për t’u harruar kjo për spanjollët, pasi Real Madrid u mund 98-92 në fushën e Paris Basketball. Ndërsa Barcelona u mund 87-75 në Athinë nga Olympiacos, me grekët që ngjiten në vendin e dytë.
Fitojnë ekipet italiane të Virtus Bologna e Armani Milano, por ato vazhdojnë të jenë jashtë zonës play out. Në vendin e tretë ndodhet Hapoel Tel Aviv, që u mund 79-64 në fushën e tij nga Bayern Munich.
Euroleague-Raundi i 25-të
Paris Basketball – Real Madrid, 98-92
Fenerbahce – Anadolu Efes, 79-62
Hapoel Tel Aviv – Bayern Munich, 64-79
Olympiacos – Barcelona, 87-75
Armani Milano – Partizan Beograd, 85-79
Valencia Basket – Maccabi Tel Aviv, 94-83
Monaco – Virtus Bologna, 82-84
Crvena Zvezda – Dubai Basketball, 95-92
Baskonia Gasteiz – Zalgiris Kaunas, 102-91
Villeurbanne – Panathinaikos, 78-79