Dita e Alfabetit/ Rama: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha
schedule08:14 – 22 Nëntor, 2025
Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim me rastin e Ditës së Alfabetit shqip.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se Dita e Alfabetit, është dita që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes.
Rama shtoi se fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha.
“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, shkruan Rama./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!