Barcelona e Flick luan për gjithçka ose asgjë; vetëm 2 barazime në 33 ndeshje
31 Janar 2026
11:09
Alfred Lleshi
Me kalimin e ndeshjeve dhe sezoneve, Hansi Flick po bën histori në çdo paraqitje. Që nga ardhja e tij në stolin e Barçës, filozofia e gjermanit ka qenë gjithmonë fituese, pa spekuluar me rezultatin. Mesazhi për lojtarët është i qartë: të luhet maksimalisht ndeshja, deri në fund. Kjo pasqyrohet edhe në statistika: 70 fitore në 93 ndeshje.
Trajneri gjerman numëron aktualisht 26 fitore dhe 5 humbje. Ka barazuar vetëm 2 herë në 33 ndeshje zyrtare të zhvilluara deri tani: njëra ndaj Rayo Vallecano në Vallecas (1-1) dhe tjetra në Champions League, në Bruges (3-3). Në 60 vitet e fundit, në këtë fazë të sezonit, vetëm Luis Enrique më 2014-2015 kishte dy barazime, por me një fitore më shumë (27).
Edhe Lewandowski synon historinë e Barçës. Sulmuesi polak ka 12 gola dhe 3 asistime këtë sezon, teksa ka shënuar në 56 javë kampionati që nga 2022-2023. Me një gol tjetër sonte do të barazojë Xavi, Koeman dhe Rakitic (57 javë), ndërsa objektivi i radhës është Ronaldinho me 58 javë.