VIDEO/ “Ka kritika për primaret, por nuk do të hiqen”, Berisha: Zgjedhje të reja në PD nga kryetari e deri tek seksionet
Sali Berisha deklaroi se PD do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme partiake, për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese.
Berisha tha se do të zgjidhet kryetari i partisë si dhe drejtuesit në të gjitha nivelet e tjera.
Ai iu referua edhe primareve ku ndonëse pranoi kritikat, tha se ato nuk do të hiqen, por do të përsosen.
Sali Berisha: Mesazhi im është, u falënderoj përzemërsisht që më ndoqët në këtë bisedë. Besoj se u thashë përgjigje pyetjeve tuaja, përveçse njërit që tani më vjen në mendje, i cili pyeti se a do bëhen zgjedhje. U garantoj se në PD do bëhen zgjedhje në të gjitha nivelet, dhe u garantoj se me të gjitha kritikat që bëhen për primaret, unë kërkoj mirëkuptimin tuaj se heqja e primareve do të thotë heqje e marrjes parasysh të vullnetit të anëtarëve.
Dhe nuk duhet të kërkojmë këtë, por do bëjmë çmos t’i përsosim ato. Dhe mbi bazën e votës së anëtarësisë do të zgjidhet e gjithë organigrama drejtuese nga kryetari gjer tek degët, seksionet e PD-së. Faleminderit shumë dhe prova jonë, ora jonë është data 10 shkurt, ora 5.
© BalkanWeb