Trajneri Daja lë pushim afrimet, rikthime të rëndësishme te Dinamo
Dinamo do të përballet sot me Bylisin në kuadër të javës së 22-të të Superiores, ku do të synojë që të rikthehet te fitorja për të ruajtur vendin e saj në katërshen më të mirë.
Njëkohësisht, blutë shpresojnë që edhe rivalët direktë të ndalen për të fituar terren në klasifikim ku përballë do të kenë një rival problematik si Bylisi. Sa i përket formacionit, Daja më në fund ka mundësi të bëjë ndryshime duke qenë se janë rikthyer Neziri e Qefalija por me shumë gjasa do të jenë në stol për të mos rrezikuar më shumë pasi sapo janë riaftësuar.
Në portë, do të jetë Teqja i ndihmuar në të majtë nga Lorran e në të djathtë pritet të zërë vend Meksi. Në qendër, tashmë është e konfirmuar dyshja Dita-Teikseria. Në mesfushë, me shumë gjasa do të jenë Qardaku, Vila e Nani e Bregu ndërkohë që në sulm pritet që Nani të vendoset në të djathtë e Berisha në të majtë. Në qendër të sulmit, me shumë gjasa do të zërë vend Guindo, i cili tashmë do të ketë konkurrencë më të madhe.
© BalkanWeb