Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë (VIDEO)
Kristjan Asllani zgjodhi të kalonte te Besiktas, për të vijuar karrierën e tij. Mesfushori i kombëtares u shpreh entuziast, në fjalët e tij të para si lojtar i skuadrës turke.
“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim. Një shqiponjë nuk tërhiqet kurrë mbrapa dhe unë do e tregoj. I lindur për të fluturuar dhe i krijuar për të luftuar. Asnjë frikë, asnjë justifikim. Vetëm zemër. Përqendrim maksimal. I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë”- tha Asllani në italisht.
Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një huazim deri në verën e 2026, ndërsa klubi turk ka të drejtën e blerjes së kartonit.
Kartal olarak doğdum. 🦅
Born as an Eagle, always an Eagle. 🦅 pic.twitter.com/e8wdi0Bge5
— Beşiktaş JK (@Besiktas) January 31, 2026
© BalkanWeb