Barcelona në rrezik, ofertë 80 milionë euro nga Londra për Ferran Torres
31 Janar 2026
16:21
Telesport
Ferran Torres ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje me Barcelonën këtë sezon, duke qenë shumë vendimtar për katalanasit. Forma e mirë e sulmuesit ka ringjallur edhe njëherë interesin e madh ndaj tij.
Mediet angleze zbulojnë se Torres është objektivi kryesor i Chelsea-t për merkaton e ardhshme të verës. Liam Rosenior e pëlqen shumë 25-vjeçarin e Barcelonës dhe e sheh atë si një përforcim ideal për sulmin e “Bluve”.
Duke ditur që Barcelona nuk është në gjendjen e saj financiare më të mirë, Chelsea kërkon të vendosë në presion katalanasit dhe oferta për Torres pritet të jetë 80 milionë euro, shifër mëse e konsiderueshme.
Afrimi i Torres mund të jetë edhe një shenjë për largimin e mundshëm të Cole Palmer, për të cilin thuhet se ka një interes të madh nga Manchester United, që është i gatshëm të paguajë mbi 120 milionë euro për anglezin.