Partizani fiton derbin me Tiranën dhe nis shkëputjen, betejë e fortë për një vend në play off
31 Janar 2026
17:27
Telesport
Pas një pushimi 2-mujor është rikthyer këtë fundjavë kampionati i meshkujve në volejboll, me ndeshjet e javës së 8-të të Superligës. Kampionët e Partizanit fituan 3-0 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas (25-18, 25-22, 25-17).
Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, mes dy ekipeve më të mira, në fushë dominuan “të kuqtë”. Kjo fitore praktikisht vulos vendin e parë të Partizanit në sezonin e rregullt, pasi kryeqytetasit shkëputen ndjeshëm nga rivalët.
Po 3-0 fitoi edhe Studenti, që në kryeqytet mundi Elbasanin e vendit të fundit (25-22, 25-14, 25-11). Një ndeshje pa shumë histori, komanduar nga Studenti, që konsolidon vendin e katërt dhe synon një vend në play off.
Tri pikë të rëndësishme korri ekipi i Skënderbeut, që në fushën e tij mundi 3-1 Vllazninë rivale (25-17, 25-15, 23-25, 28-26), dy ekipe që gjithashtu luajnë për play off-in. Një ndeshje me emocione në setet e fundit.
Superliga-Meshkuj, java e 8-të
Studenti – Elbasani, 3-0
Partizani – Tirana, 3-0
Skënderbeu – Vllaznia, 3-1
Erzeni (pushim)
Renditja: Partizani 18 pikë, Tirana 14 pikë, Vllaznia 12 pikë, Studenti 11 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Erzeni 6 pikë, Elbasani 0 pikë.