Atalanta prish marrëveshjen, dështon transferimi i Lookman te Fenerbahce. Nigeriani drejt Madridit
31 Janar 2026
22:25
Telesport
Ademoola Lookman duket se do të jetë lojtari më i ri i Atletico Madridit. Nigeriani është lënë jashtë skuadrës së Atalantës për sfidën e nesërme ndaj Como, pikërisht për këtë arsye.
Edhe pse më parë gjatë javës u raportua për një transferim të mundshëm te Fenerbahce, ku madje klubi turk kishte rënë dakord për kushtet personale me nigerianin me një rrogë 9 milionë euro në sezon, ishte Atalanta që refuzoi këtë transferim, për shkak se oferta e ardhur nga Stambolli nuk ishte në pritshmëritë e tyre.
Në këtë situatë përfiton Atletico Madrid, që ofron deri në 40 milionë euro në total për Lookman, sipas asaj që zbulon “SportItalia”. Tani ka mbetur të arrihet marrëveshja për kushtet personale mes sulmuesit dhe Atletico Madridit, por palët janë në rrugën e duhur.
Në fillim të merkatos së janarit, dy klubet arritën marrëveshjen për transferimin e Giacomo Raspadori nga Madridi në Bergamo, ndërsa tani në fund të merkatos, do kemi një transferim në krahun tjetër.