Benzema shokë skuadre me mesfushorin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës? Zbulohet pista e fundit për francezin
31 Janar 2026
22:08
Telesport
Pasi nuk ra dakord për kushtet e rinovimit me Al-Ittihad, Karim Benzema duket se ka vendosur të largohet nga klubi saudit, para se t’i përfundojë kontrata, në qershor të këtij viti.
Për të ardhmen e sulmuesit 38-vjeçar ka disa pista. Gazetari turk Ekrem Konur zbulon se destinacioni i ri i Benzema mund të jetë Besiktas. Klubi turk që së fundmi ka afruar edhe mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin, është i gatshëm të paguajë 3 milionë euro tek Al-Ittihad për ta lënë të lirë Benzema, para fundit të këtij sezoni.
Pengesa kryesore është vetëm rroga e majme e Benzema, francezi paguhet 20 milionë euro në sezon në Arabinë Saudite. Përveç Besiktash, për Benzema ka interes edhe në MLS. Po ashtu përflitet edhe për një rikthim të mundshëm te një nga dy ish-ekipet e tij, Lion ose Real Madrid, por për momentin pista më e mundshme duket ajo e transferimit te Besiktas.