Volkanovski fiton edhe revanshin ndaj Lopes, konfirmohet kampion bote në peshën “featherweight”
1 Shkurt 2026
9:36
Telesport
Luftëtari australian Alexander Volkanovski, mbrojti sot titullin kampion bote në peshën “featherweight“ (pesha deri 66kg). Në eventin UFC-325, zhvilluar në Sidney, në shtëpinë e tij, ai mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve brazilianin Diego Lopes.
Një përballje e fortë me 5 raunde, në përgjithësi e komanduar nga Volkanovski, që korri suksesin e 28-të në karrierë (ka edhe 4 humbje). Ndërsa për Lopes, kjo është humbja e tetë në kafaz (ka edhe 27 fitore).
Kjo ishte përballja e dytë mes dy luftëtarëve, me Volkanovski që përsëriti rezultatin e një viti më parë, duke mbrojtur titullin. Edhe pse Lopes u përpoq të fitojë revanshin, nuk arriti dot të bëjë diferencën, ndaj u detyrua të pranojë humbjen.
Gjithsesi, të dy sportistët treguan një formë të mirë, por grushtet dhe shkelmat e australianit bënë diferencën në kafaz, duke e merituar fitoren. Lopes humbi një tjetër shans për t’u kurorëzuar kampion, titull që vazhdon të jetë i Volkanovski.