Balluku u pezullua dhe iu bllokua pasaporta, avokati Redi Ramaj: SPAK s’ndryshoi standard! Çështja s’duhej të shkonte në Kushtetuese!
Avokati Redi Ramaj deklaroi se SPAK ka respektuar procedurën për rasrtin “Balluku”. I ftuar në ‘News24 Fundjavë’, avokati tha masat e sigurimit në Shqipëri kanë vlerë për çdo individ, duke përfshirë këtu edhe zonjën Balluku.
Ai shtoi se do të shihet nëse do të ketë ndërhyrje, duke theksuar se çështja nuk duhej të arrinte deri te Gjykata Kushtetuese.
Ramaj vlerësoi punën e SPAK-ut, duke thënë se kjo ka mbajtur një standard të njëjtë për të gjithë, si për zonjën Balluku ashtu edhe për të tjerët, dhe se nuk ka ndryshuar mënyrën e trajtimit për personazhe të lartë të politikës.
“Nëse masat e sigurimit në Shqipëri kanë pasur vlerë për çdo individ, vlejnë edhe për zonjën Balluku. Por a kemi ndërhyrje? Kjo do të shihet. Duhet të shqyrtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, por s’duhej të shkohej deri tek Kushtetuesja. E shoh normale çështjen se si ka operuar SPAK. Ka mbajtur një standard, si me zonjën Balluku ashtu edhe me të tjerët. SPAK nuk ka ndryshuar standard dhe nuk e trajtonte ndryshe nga personazhet e lartë të politikës.”, tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
