Aksi Librazhd-Prrenjas zhbllokohet pas rreth 8 orësh, policia: Qarkullimi i lirë në të dy kahet! Apel shoferëve për kujdes
Policia ka reaguar në lidhje me bllokimin e aksit Përrenjas-Librazhd, që mbeti prej më rreth 8 orësh i bllokuar.
Në një njoftim për mediat blutë bëjnë me dije se qarkullimi ësht1% i lirë në të dy kahet, ndërsa ka bërë apel për drejtuesit e mjeteve për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë se aktualisht rruga është hapur dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht në të dyja kahet e lëvizjes.
Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.
Për shkak të fluksit të shtuar, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në rast nevoje, apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit që sjellin për pasojë ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, telefononi në 112 dhe kontaktoni shërbimet e Policisë që janë në detyrë.
© BalkanWeb