Të shtënat me armë në Fier/ Arrestohen dy persona, në kërkim autori që qëlloi
schedule11:10 – 22 Nëntor, 2025
Policia në Fier ka arrestuar dy persona të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së të premtes, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes dy shtetasve.
Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, 33-vjeçarit Romeo Çako, i cili është shpallur në kërkim.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!