Tetovë, nisin homazhet në nderim të Shpat Kasapit, arkëmorti i këngëtarit mbulohet me flamurin kombëtar shqiptar
Kanë nisur homazhet në nderim të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, I cili humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Arkëmorti me trupin e tij, ishte mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar ndërsa ceremonia e ngushëllimit po mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes.
Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.
Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.
Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb