Zhegrova i sheh nga stoli, Juventus me fitore spektakolare ndaj Parmës (video)
1 Shkurt 2026
22:41
Telesport
Juventus ka bërë detyrën më së miri duke fituar 1-4 ndaj Parmës në transfertën në “Ennio Tardini”, e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.
Pjesa e parë është mbyllur 0-2 për bardhezinjtë, të cilët gjetën fillimisht avantazhin pas golit të Gleison Bremer në minutën e 15-të. Francisco Conceicao krosoi nga goditja e këndit, braziliani kërceu më shumë se mbrojtësit e Parmës dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.
Në minutën e 37-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Pierre Kalulu, ishte Weston McKennie që shënoi një gol shumë të bukur me gjysmë-rroveshatë dhe dyfishoi shifrat për bardhezinjtë. Pjesa e dytë nisi me dy gola të shpejtë. Në minutën e 51-të, Andrea Cambiaso i pafat shënoi autogol në portën e tij.
Megjithatë, reagimi i bardhezinjve ishte i menjëhershëm duke shënuar golin e tretë në minutën e 54-të, sërish me Bremer. Pasi goditja e McKennie u përplas në traversë dhe pasimit me kokë nga Jonathan Daivd, Bremer e kishte shumë të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
Në minutën e 64-të, Conceicao godet fort me të majtën, por ndalet nga portieri i Parmës, për momentin, pasi Jonathan David, ndoqi aksionin dhe e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.
Asnjë minutë edhe sot për Edon Zhegrovën, rezultati final 1-4. Pas kësaj fitoreje, Juventus renditet në vendine 4-të me 45 pikë, Parma mbetet në vendin e 16-të.