Lautaro, zemër babai… Gol dhe dedikim për vajzën në ditëlindje, barazon Altobellin në Serie A
2 Shkurt 2026
7:33
Alfred Lleshi
Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin e Interit në fushën e Cremoneses, duke shënuar golin e 13-të në këtë kampionat. Kapiteni zikaltër kryeson gjithnjë e më shumë renditjen e golashënuesve. Pas golit erdhi edhe dedikimi për ditëlindjen e vogëlushes Nina.
“Punoj për ta bërë të lumtur familjen time dhe këta njerëz, – tha argjentinasi pas ndeshjes. – Ia kisha premtuar golin vajzës sime, që ka ditëlindjen dhe nuk mund të jem me të. Shpresoj që kur të kthehem të jetë zgjuar për t’i dhënë një puthje. ‘Pronarë’ të kampionatit? Jo, jemi në krye, por ka ende shumë rrugë”.
Me këtë gol, Lautaro barazoi Alessandro Altobellin me 128 gola, në vendin e 4-t mes golashënuesve më të mirë të Interit në Serie A. Para tyre janë vetëm Giuseppe Meazza (197), Benito Lorenzi (138) dhe Stefano Nyers (133).