Arbeloa: Kam ekip të jashtëzakonshëm, 17 lojtarë fituan Champions-in para një viti e gjysmë
2 Shkurt 2026
8:10
Alfred Lleshi
Arbeloa u paraqit para mediave pas një ndeshjeje me tension maksimal, ku Reali siguroi fitore “in extremis” për të qëndruar në garë për La Liga-n. “Ishte një fitore me shumë energji dhe shpirt, edhe falë shtysës së tifozëve. Meritonim të shënonim më herët, por kundërshtari ishte i vështirë”, – tha ai.
Për Bellingham dhe Vinicius: “Për dëmtimin e Jude nuk dimë ende asgjë. Me Vinicius kërkuam situata në krahë; shënoi një gol të madh dhe krijoi avantazhe në momentet më të vështira”. Për suksesin: “Fitore pune dhe sakrifice, me shumë për të përmirësuar. Ishte fitore shpirti”. Për përmirësimin: “Duhet të bësh shumë gjëra të vogla mirë, me top dhe pa top”.
Për fishkëllimat: “I respektoj gjithmonë tifozët; lojtarët treguan mentalitet të fortë”. Bilanci: “Shoh angazhim dhe qëndrim serioz të lojtarëve. Kemi një skuadër të jashtëzakonshme, 17 lojtarë kanë fituar Champions-in në 1.5 vitet e fundit”. Për episodet: “Karton i kuq i drejtë, penalltia e qartë; ndoshta duheshin më shumë se 9 minuta shtesë”.