“Tris” i United, ndaj Fulham vjen fitorja e 3-të radhazi, “Djajtë e Kuq” të rilindur me Michael Carrick
Fitorja e 3 radhazi në kampion për Manchester United, e 3 me Michael Carricka në pankinë. “Djajtë” janë të rilindur me ish mesfushorin e tyre në pankinë. Pasi mundën dy pretendentët për titull këtë sezon Arsenal dhe Cityn, “viktima” e radhës ishte Fulham. Vendasit e nisin ndeshjen shumë mire, teksa realizuan me Casemiron e Cunhan në minutat 19 dhe 56. Por kur u mendua se fitorja ishte hipotekuar për “Djajtë e Kuq”, londinezët e Fulham gjejnë force dhe reagojnë. Fillimisht një penallti e shndërruar në gol nga Raul Jimenez në të 85 dhe një supergol i Kevin në minutën e pare të shtesës, rivendosën ekuilibrin. Megjithatë të besuarit e Carrick nuk u dorëzuan, teksa 3 minuta më pas në të 94, Benjamin Sesko merr një assist nga e djathta nga Bruno Fernandez dhe me një kthesë të bukur e ndal topin në cepin emajtë, duke i dhuruar skuadrës së tij një sukses tepër të rëndësishëm. Falë këtij 3 pikëshi United prek vendin e 4 tashmë me 41 pikë.
Zhgënjen ndërkohë Aston Villa, duke mos ruajtur dot hapin e dy skuadrave kryesuese, Arsenal dhe Manchester City. Pas një serie shumë të mire në javët e fundit, të besuarit e Unai Emery humbasin në shtëpi ndaj Brentford 0-1. Ouattara në sekondat e fundit të pjesës së pare vuloi fitoren e miqve në Villa Park. Për tu nënvizuar fakti se Brentford luajti që nga minuta e 42 me një futbollist më pak, pas daljes nga loja me karton të kuq të Schade.Pas kësaj humbje Aston Villa mbetet në vendin e 3 me 46 pikë, duke u parakualuar nga City dhe duke u shkëputur në 7 pikë nga “topçinjtë” e Arsenal.
© BalkanWeb