“Kraja numëronte paratë…”, Berisha: Në SPAK pashë Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra, ishin ulur me…
Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masë së sigurisë Detyrim Paraqitje.
Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha u shpreh se çfarë ka parë sipas tij në vizitën e shkurtër në SPAK.
“Tani, e kuptoni vetë ju që nuk mund të ketë sot çështje tjetër përveç faktit, vendimit të famshmit KLGJ.
Por para se të ndalem në këtë vendim, unë e kuptoj se ju prisni me padurim t’u rrëfej se çfarë pashë brenda unë gjatë këtij kalimi të shkurtër.
Aty ishte Altin Troplini apo Poja i Skapit, i cili ishte ulur me tre personazhe, me Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra sepse si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjet.
Së dyti, ndodhej ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja, i cili po numëronte para me Oltion Bistrin.
Po, po, se e shoh që e dëgjoni me skepticizëm.
Por aty ishin të dy.
Këto ishin ato që pashë unë sot”, tha ia.
© BalkanWeb