Ligue 1/ PSG merr kryesimin, parizienët mundin Strasburg dhe “parakalojnë” Lens
PSG-ja, fitoi jo pa vështirësi, 2-1 në fushën e Strasburgut dhe rikthehet në krye të Ligue 1. Mysafirët e nisin menjëherë fort, por në minutën e 20-të vjen një rast i artë për kuqeblutë: penallti e fituar nga Ouattara, por Panichelli nga pika e bardhë ndalet nga Safonov. Më pak se dy minuta më vonë parizienët godasin: asist nga Barcola dhe Mayulu shënon për 1-0 në minutën e 22-të.
Vendasit reagojnë furishëm dhe gjejnë barazimin menjëherë në minutën e 27-të me Guela Doué (vëllai i Désiré, i cili e nisi ndeshjen nga pankina ). Pjesa e parë mbyllet 1-1, por gjërat ndryshojnë në fraksionin e dytë.
Skuadra e Luis Enrique krijon disa raste për golin e dytë, por në minutën e 75-të mbetet me një lojtar më pak pas përjashtimit të Hakimit. Një lojtar më pak? Por asnjë problem për ekipin parizien. Në minutën e 81-të Nuno Mendes përfiton nga krosimi i Zaire-Emery dhe shënon golin vendimtar për rezultatin përfundimtar 2-1.
PSG-ja rikthehet e vetme në vendin e parë me 48 pikë, dy më shumë se Lens që ndodhet i dyti. Strasburgu ndërkohë mbetet në kuotën e 30 pikëve, në pozitën e shtatë.
© BalkanWeb