“Si njihte Belinda turqit, por Edi! Kryeministri 60 sms me Berberin”, Balliu thirrje qytetarëve: Me hir a pahir, ta nxjerrim Ramën nga zyra! Balluku të bëhet ‘pentito’
Akuza të forta ka lëshuar deputeti i PD-së, Klevis Balliu në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në ‘News24 Fundjavë’, Balliu tha se kompaninë turke që u përfshi në tenderin e tunelit të Llogarasë e njihte Rama dhe jo Balluku, ndërsa theksoi se kjo e fundit nuk i kreu e vetme vjedhjet. Ai tha se Rama, duke iu referuar burimeve, ka rreth 60 mesazhe me Evis Berberin, ish-kreun e ARRSH-së që tashmë është në burg.
Demokrati tha se me hir apo pahir Rama duhet të nxirret nga zyra nga vetë qytetarët, ndërsa ftoi këta të fundit që të marrin pjesë në protestën e së hënës.
“Tashmë korrupsioni ka dalë sheshit. Ka zero vlerë se çfarë ore hyn dhe del Balluku, përsa kohë ajo nuk është në burg. Për akuza të njëjta, personazhe të tilla, dhe më pak të rëndësishme, kanë përfunduar në burg. Nëse Balluku meriton një ditë burg, një vit meriton Rama. Belinda Balluku nuk i njihte turqit, por Rama. Atë e çoi Rama atje. 7 orë takim në kryeministri, ka qenë kërcënim nga ana e Ballukut që; unë të marr me vete, se s’jam Veliaj. Nëse Rama nuk jep dorëheqje, është detyrë kombëtare nxjerrja e tij me hir apo pahir nga ajo zyrë. Ndaj i ftojmë qytetarët sot që ditën e hënë të vinë në protestë Forma protestës do të jetë me çdo formë dhe mënyrë. Situata tani ka ndryshuar. Balluku nuk mund ta bënte këtë vetëm. Është e pasinqertë që të them se fajin dhe vjedhjet i ka kryer Balluku, por vetë Rama. I kam thënë Ballukut që të shkojë të bëhet ‘pentito’. Burimet thonë se ka rreth 60 sms të Ramës me Berberin.”, tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb